Muhaxheri përmend Përparim Ramën dhe Hykmete Bajrami si kandidatë të mundshëm për kryetar të LDK-së - NACIONALE

Muhaxheri përmend Përparim Ramën dhe Hykmete Bajrami si kandidatë të mundshëm për kryetar të LDK-së

1 orë më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Pejës dhe anëtari i Kryesisë së LDK-së, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se LDK-ja duhet të ketë një lider që mund t’i bëjë ballë kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Në emisionin “Pressing” në T7, Muhaxheri ka përmendur Përparim Ramën si një kandidat të mundshëm për drejtimin e partisë, por ka theksuar se vendimi u takon delegatëve.

“Për këtë punë duhet me vendosë 345 delegatë”, ka thënë Muhaxheri.

Ai ka shtuar se gara për kryetar duhet të jetë e hapur, duke përmendur edhe emra të tjerë si Hykmete Bajramin.

Lajme të ngjashme