Muhaxheri me fjalë të mëdha për “Rrugën e Re” të LDK-së: Mbështetet në parametrat e zhvillimit ekonomik
Platforma tashmë e emërtuar si “Rruga e Re” nga Lidhja Demokratike e Kosovës, është duke u lartësuar nga zyrtarët e kësaj partie si “koncept i ri për zhvillimin e ardhshëm të vendit” teksa projektohet në diskurs si shteg i ri “për të ardhmen” e Kosovës.
Fjalë të mëdha për këtë platformë pati edhe Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri i cili në Debat Plus tha se përmes rrugës së “çlirohet prej ngërçi” edhe vendi.
“Rruga e Re është një koncept i ri për zhvillimin e ardhshëm të vendit, i cili është kryesisht i mbështetur në parametrat e zhvillimit ekonomik. Ky vend nevojë me u çliru prej ngërrçave që i ka që 20, 30 vjet edhe me hapë një rrugë të re të zhvillimit ekonomik”, tha Muhaxheri.