Muhaxheri i përgjigjet Hotit për Abdixhikun: E kemi zgjidhur problemin e liderit të LDK-së për 15 vite - NACIONALE

Muhaxheri i përgjigjet Hotit për Abdixhikun: E kemi zgjidhur problemin e liderit të LDK-së për 15 vite

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se LDK e ka zgjidhur çështjen e liderit për 15 vjet e ardhshme.

Abdixhiku për Pressing të T7, iu ka përgjigjur deputetit Avdullah Hoti në lidhje me çështjen e liderit të partisë.

Ai, ndër tjera, ka folur fjalë të mira për kryetarin aktual të LDK-së, Lumir Abdixhikun.

Hoti është një prej figurave të rëndësishme të LDK-së, sidomos kohëve të fundit. Një njeri që ka kontribu shumë”, tha fillimisht Muhaxheri.

Unë besoj që e kemi zgjedhur problemin e liderit për 15 vjet, këtë problem të liderit e ka të kryer, nuk besoj që do të ketë garë brenda partisë që mundet me rreziku Abdixhikun”.

Unë mendoj që është e natyrshme me pas ambicie, kisha mujt me pas edhe unë, siç ka pasur edhe Lutfi Haziri. Por unë mendoj se ka me pas një konsensus që Abdixhiku do të jetë lider i pakontestueshëm për një kohë të gjatë”, ka deklaruar kryetari i Pejës nga radhët e LDK-së.

Lajme të ngjashme