Muharremi: VV do kontroll të plotë institucional, Kuvendin, Qeverinë, tash Presidenca si hallkë e fundit
Analisti politik Shenoll Muharremi paralajmëron për një krizë të re institucionale, nëse nuk arrihet marrëveshje për Presidentin brenda 4-5 marsit.
Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje po konsolidon një model qeverisjeje me ushtrues detyre, duke e kthyer përkohshmërinë në normë.
“Një qeverisje me deficit legjitimiteti demokratik, formalisht legale, por politikisht e brishtë”, deklaroi Muharremi.
Ai vlerëson se mungon urgjenca reale për zgjedhjen e Presidentit, ndërsa negociatat mes partive i quan sipërfaqësore.
Takimet mes LVV-së dhe PDK-së, sipas tij, nuk pritet të vazhdojnë.
Edhe dialogu me LDK-në shihet me pak gjasa për marrëveshje.
Muharremi paralajmëron skenarin e ushtruesit të detyrës, si precedent i njohur në Kosovë.
“Nëse do të kishte vullnet real nga Albin Kurti dhe LVV, marrëveshja do të ishte e arritshme. Nuk është matematikë e komplikuar”, theksoi ai.