Muharremi tregon shtrirjen gjeografike të kandidatëve për deputetë të LDK-së - NACIONALE

Muharremi tregon shtrirjen gjeografike të kandidatëve për deputetë të LDK-së

1 vit më parë

nga NACIONALE

Analisti Shenoll Muharremi ka komentuar listën e kandidatëve për deputetët të LDK-së, e cila është publikuar dje.

Ai ka paraqitur shtrirjen gjeografike të kandidatëve të kësaj partie.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se dominon Prishtinë me 23 kandidatë.

Pastaj renditet Peja me 8, dhe Gjilan, Podujeva e Prizrenit me nga 7 kandidatë për deputetë.

“Shtrirja Gjeografike e Kandidatëve të LDK-së. Këtu kemi numrin e deputetëve për qytete nga vijnë nga lista e LDK -së në Zgjedhjet me 9 shkurt 2025. Dominon Prishtina me 23 kandidatë, pastaj Peja 8, Gjilani 7, Podujeva 7 dhe Prizreni 7. Lipjani ka 5 e Ferizaji 4. Ndërsa Vushtrri 3 e Mitrovica 3. Kamenica 1 kandidat për deputet nga radhët e LDK ndërsa Skenderajt dhe Drenas asnjë”, ka shkruar Muharremi.

Lajme të ngjashme