Muharremi: Sulmet e njerëzve të pushtetit kundër Hill dhe Ramës janë naive
Analisti Shenoll Muharremi ka kritikuar sulmet e njerëzve të pushtetit ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe ambasadorit të ShBA-së në Beograd, Christofer Hill.
Ai ka thënë se sulmet ndaj këtyre dy personaliteteve janë naive.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se përkrahesit e VV-së po mundohen ta paraqesin negativisht deklaratën e Ramës për prezencë më të madhe të KFOR në veri.
“Establishment po mundohet me spin negativisht dekleratën e Edi Ramës për prezencë më të madhe të KFOR në veri. Ata po synojnë me portetizu ketë si interes serb, për shkak se Policia e Kosovës po bënë punë të mirë tash. Si zakonisht, kuptueshmëria e njerëzve të pushtetit për politika gjeostrategjike dhe diplomaci aktuale është shumë e zbetë. Izolimi i Kosovës muajt e fundit demostron më së miri për keqkuptueshmërinë e njerëzve të pushtetit rreth diplomacisë. Nje deputet e përmendi heshtjen e Ambasadorit Hill më herët ndërsa sot një zyrtare e lartë e VV e sulmoj Edi Ramën”, ka shkruar Hill.
Sipas tij, në të dy rastet sulmet janë pavend.
“Në dy rastet shifet injoranca dipolomatike për shkak se në rastin e parë Hill është një ndër ambasadorët më të mirë në botë edhe detyrën e vet e kryen shkëlqyeshëm. Ndërsa thirja e Edi Ramës ka shumë sens dhe është në interes të paqës dhe stabilitetit rajonal. Është e njejtë me thirrjen e zytarëve në Londër të cilë me gjasë kanë një ndër intelet dhe angazhimin më të theksuar Anti-Rus në botë. Ju lutem shfrytëzoheni rastin në këto momente shumë delikate me qëndruar të heshtur me pozicione zyrtare për shkak se nga pozita që jeni i bëni dëm Kosovës”, ka shkruar Muharremi.