Opinionisti dhe studiuesi Shenoll Muharremi, njofton se është pickuar nga rriqra në Prishtinë.
Ai thotë se përfundoi në QKUK dhe me një tretman prej antibiotikësh.
Me këtë rast, Muharremi ka disa pyetje për autoritetet:
“Edhe kjo na ndodhi, në mes të Prishtinës rriqërat na pickuan. Po mirë, shërbimet e QKUK na larguan nga trupi (mua një, fëmiut 2 copë) dhe na dhanë antibiotikë me përdorë. Te na ka më shumë gjelbrim në shtëpi, por kur kemi qenë në spital, ka pasur edhe raste tjera nga Prishtina. A kanë bërë diçka autoritetet me parandalu e me na mbrojtë? Nuk di nëse janë bërë spërkatjet e duhura, por duhet të bëhen. Nuk është situatë për të panikuar, por ju lutem kontrolloni vetën dhe fëmijët nëse ekspozoheni në park apo në gjelbrim në obor. Kjo duket paksa si fanta-shkencë në kryeqytet në epokën e AI me u ballafaqu më kësi lloj sfida. Kur na jep jeta limon, ne duhet të mbarojmë lemonade”, shkruan ai.