Muharremi përkrah Kurtin për heqjen e ndalesës së mallrave serbe: U tregua pragmatik e i matur
Njohësi i çështjeve ekonomike në vend, Shenoll Muharremi, e ka vlerësim si vendim për ta përkrahur heqjen e ndalesës së mallrave serbe nga Qeveria e Kosovës, që u raportua mëngjesin e të hënës, ndonëse ende s’është konfirmuar zyrtarisht.
“E përkrahi Qeverinë e Kosovës në modifikimin e qëndrimit rreth mallrave nga Serbia. Ky ndryshim nuk ka ardhur pse ne 'kemi lëshu pe' apo pse jemi të ligë, përkundrazi. Kjo ka ardhur nga kërkesa dhe këmbëngulja e aleatit tonë, Gjermanisë, e cila edhe ka kërcënu me 'përjashtim' nga CEFTA nëse nuk bëhet një gjë e tillë. Këtu qeveria është treguar pragmatike dhe e matur, meriton mbështetjen”, shkroi Muharremi.