Muharremi: Nëse Kurti do, çështjen e presidentit mund ta zgjidh menjëherë
Analisti Shenoll Muharremi ka komentuar bisedimet në mes të LDK-së dhe VV-së për çështjen e presidentit.
Ai ka bërë me dije se nëse dëshiron Albin Kurti, çështjen e presidentit mund ta zgjidh menjëherë, pa vonesa dhe zvarritje shtesë.
Në profilin e tij në Facebook, Muharremi ka shkruar se më nuk ka arsyeje për
“Pra, parakushtet janë aty. Albin Kurti, nëse do, 100% mundet me e zgjidhë krizën menjëherë, pa vonesa dhe zvarritje shtesë. Shumica dyshojnë, bazuar në eksperiencat e viteve të fundit, që ai nuk do normalitet dhe zgjidhje të krizës institucionale, por dëshiron me qeverisë pa mbikëqyrje parlamentare dhe me kriza të vazhdueshme. Mbetet të shihet. Të gjithë po shpresojmë që të zgjidhet kjo krizë, më në fund, dhe vendi me pas Kuvend, Qeveri e President/e, që me pas normalitet”, ka shkruara ai.