Muharremi: Logo për 25-vjetorin e çlirimit është pak mono-etnike - NACIONALE

Muharremi: Logo për 25-vjetorin e çlirimit është pak mono-etnike

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Shenoll Muharremi e ka kritikuar logon për 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës.

Ai ka bërë me dije se kjo logo është monoetnike nuk e përfaqëson frymën e diversitetit nder etnik në Kosovë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Muharremi ka shkruar se Kosova ka edhe komunitet tjera.

“Çka po ju duket logo e 25 vjetorit? Ndoshta është pak mono-etnik, për realitetin që kemi. Gjithashtu nuk duket që e përfaqëson frymën e diversitetit në Kosovë. Diversiteti kulturor dhe etnik është një ndër përparësitë më të mëdha që një vend mund të i ketë. Ne kemi edhe komunitete të tjera, përpos shqiptarëve, dhe ato janë pasuri e jona dhe vlerë e shtuar për shtetin e ri”, ka shkruar Muharremi.

Sipas tij, nacionalizimi nuk është e ardhmja e Kosovës.

“Kjo është festë e jona e përbashët e jo vetëm e ne shqiptarëve të cilët tash kemi përgjegjësi më të mëdha. Nëse ne i përjashtojmë kulturat dhe komunitetet tjera ne indirekt po e ndajmë Kosovën, po e fragmentojmë.. duhet të jemi të kujdesshëm. Nacionalizmi nuk është as e ardhmja as fuqia jonë, individi dhe gjithpërfshirja po. Por ky nuk është fundi i botës, është vetëm art. Kemi shumë vite tjera ku mundemi me qenë më gjithëpërfshirës, më të pasur”, ka shkruar Muharremi.

Lajme të ngjashme