Muharremi kritikon heshtjen e Qeverisë ndaj shtrenjtimit të rrymës: As edhe një fjalë të vetme
Njohësi i ekonomisë, Shenoll Muharremi, ka kritikuar mungesën e reagimit nga ana e Ministrisë së Ekonomisë lidhur me rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Muharremi ironizoi me mundësinë që qeveria në detyrë të thonë: "për qato po ju shtijna me pagu shumë rrymë, se po i paguni njohjet..që minisria e jashtme nuk po din me i sjellë."
“Ministria e Ekonomisë nuk e ka nxjerrë as edhe një fjalë të vetme. Zani nuk ju ndi për rritjen e çmimit të rrymës. Mos jeni në pushim vjetor? E more Albin Kurti.. Ndoshta tash lajmërohen e na thonë "Kqyrni se na e solli Erdo njohjen prej Sudani… në Turqi ndodhi!" Munden edhe me thënë "për qato po ju shtijna me pagu shumë rrymë, se po i paguni njohjet..që minisria e jashtme nuk po din me i sjellë." Zero njohje për katër vite. Këtë sukses askush nuk munden me arritë kurrë.” – shkroi Muharremi.