Muharremi: Kosovarët do të kenë shumë dobi nga liberalizimi i vizave
Njohësi i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi, ka treguar për dobitë që sjell për kosovarët liberalizimi i vizave.
Ai ka bërë me dije se ky proces do të hapë perspektiva të reja për qytetarët dhe bizneset e Kosovës.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai edhe ka kritikuar BE-në për zvarritjen e këtij procesi.
“Liberalizimi i vizave do sjellë shumë dobi dhe do ta afroj edhe më shumë Kosovën drejt Perëndimit. Do hapë perspektiva të reja për qytetarët dhe bizneset.. Një njollë e zezë do mbetet në histori të BE-së për mbajtjen e qytetarëve të Kosovës të izoluar pa arsye ndër vite”, ka shkruar Muharremi.