Muharremi: Kosova s`mund të imponohet, s`është fuqi ushtarake dhe ekonomike
Analisti Shenoll Muharremi ka treguar se pse Kosova nuk mund ta imponojë qëndrimin e saj të bashkësia ndërkombëtare.
Ai ka deklaruar se një shtetet për ta imponuar vullnetin e saj tek të tjerët duhet të jetë fuqi ushtarake ose ekonomike.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se pavarësisht qëndrimeve të shprehura në publik fuqia e Kosovës në realitet nuk ndryshon.
“Fuqia e shteteve shiqohet dhe matet me fuqinë e tyre ushatarake dhe fuqinë apo kapacitetin e tyre ekonomik. Dekleratat dhe pozicionet e forta nuk përkthehen në fuqi. Fjalët, fatëkeqsisht, nuk qojnë peshë fare. Janë si era. Nëse ne dëshirojmë me ushtru vullnetin tonë, duhemi politikën e mbrojtjes dhe sigurisë me e zhvillu si dhe ekonominë me rritë 2-3x. Këto janë parakushtet me zbatu një qëndrim që qeveria dëshiron sot. Deri atëhere mundemi me vazhdu me folë fejsbuk edhe me ja ba vetit qejfin. Po në realitet, forca, fuqia dhe ndikimi jonë nuk ndryshon. Ne nuk po arrijmë me imponu vullnetin, intersin dhe pozicionin tonë sot për satësisht këto arsye”, ka shkruar Muharremi.