Muharremi: Komentet e qytetarëve në adresën e ZRrE-së po bllokohen - NACIONALE

Muharremi: Komentet e qytetarëve në adresën e ZRrE-së po bllokohen

1 vit më parë

nga NACIONALE

Njohësi dhe analisti, Shenoll Muharremi ka reaguar duke njoftuar se qytetarët nuk po mund të dërgojnë komentet përmes e-mailit drejtuar ZRrE-së.

Kjo në ditën e fundit të komenteve lidhur me shtrenjtimin e çmimit të rrymës.

Sipas Muharremit sistemi është bllokuar dhe kjo e kompromiton procesin e konsultimit nga ZRRE.

“Zyra e Rregullatorit duhet të përgatitet më mirë për konsultime. Nëse njerëzit vazhdojnë me dërgu fakte që reagimet e tyre nuk po pranohen, ZRRE duhet me përsëritë procesin e konsultimeve. Gjithashtu duhet me organizu sesione informative cilësore me publikun dhe gazetarët për me i njoftu rreth propozimeve të tyre”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme