Muharremi i tregon kryeministrit pse nuk po reagon KFOR-i për kidnapimin e policëve - NACIONALE

Muharremi i tregon kryeministrit pse nuk po reagon KFOR-i për kidnapimin e policëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Shenoll Muharremi ka komentuar shqetësimin e kryeministrit Kurti se pse nuk po reagon KFOR-i në lidhje me kidnapimin e tre policëve të Kosovës nga Serbia.

Ai ka treguar se pse bashkësia ndërkombëtare ka heshtur deri me tani për këtë çështje.

Në profilin e tij në “Facebook”, Muharremi ka shkruar se kjo po ndodh për shkak të aventurave që Kosova ka bërë në veri.

Sipas tij, tani ndërkombëtarët po i japin leksion Kurtit.

"‘Po habitem me ndërkombëtarët". "Pse s`po reagon KFORi?" "Pse BE kaq e ftohtë?" - Pyetet KM. Ok, të tregojmë pse pasiqë se paske kuptuar. Ti ke shku kokë në vete edhe ke ba avantura në veri. E ke ba, ndoshta me qëllim të mirë, po je tregu naiv. Shumë naiv. Në veri ske kontrollë ti, sovranitetin atje e ruan NATO (SHBA dhe BE) qe ti i quajshe naiv. Tash ata po ta mësojnë ty një lekcion që fëmiu 5 vjeç duhet ta di. Po të thojnë 'kujdes se vetëm pak bishtin me levizë, apo mos me levizë, hyjnë ujqit edhe ti kidnapojnë policët brenda shtëpisë!". Nëse spo e kupton as shqip, qe edhe një barcoletë. Kishin qenë elefandi dhe miu. Po e kalonin urën bashkë. Miu i thotë, shif si po e dridhim urën! Miu ne e elefandi KFOR (SHBA dhe BE)”, ka shkruar Muharremi.

Lajme të ngjashme