Muharremi dyshon se Kurti mund të ketë ngritur “kurth” politik për LDK-në rreth emrit të presidentit - NACIONALE

Muharremi dyshon se Kurti mund të ketë ngritur “kurth” politik për LDK-në rreth emrit të presidentit

3 javë më parë

nga NACIONALE

Analisti Shenoll Muharremi ka komentuar zhvillimet rreth propozimit për president, duke ngritur dyshime se Albin Kurti mund të ketë krijuar një “kurth” politik për LDK-në.

Sipas tij, kandidati mund të mos sigurojë konsensusin brenda LDK-së, duke ia lënë kësaj partie përgjegjësinë për dështimin.

“Kur në fund të dështojë marrëveshja, narrativa veç është gati: ne e propozuam kandidatin, por LDK-ja nuk i siguroi votat”, ka shkruar Muharremi.

Ai paralajmëroi se situata mund të çojë drejt zgjedhjeve të reja.

Lajme të ngjashme