Muharremi: Do të ketë zhvillime pozitive, shenjat në takimet e Brukselit ishin të qarta - NACIONALE

Muharremi: Do të ketë zhvillime pozitive, shenjat në takimet e Brukselit ishin të qarta

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Shenoll Muharremi është shprehur optimist pas takimeve të djeshme në Bruksel.

Ai ka bërë me dije se takimet e djeshme të shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrel, më kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, do të sjellin rezultate.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar terminologjia e përdorur nga ndërmjetësuesi tregon se shumë shpejt do të ketë zhvillime pozitive për deeskalimin e situatës në veri.

“De-eskalim i Menjëhershëm. Këtë terminologji kishte përdor BE sot për takimin me KM e Kosovës. Kam shkruar 2-3x që këtë javë do kemi zhvillime pozitive. De eskalim. Shenjat ishin të kjarta. Ska nevoje me print screen statuset. Dialogu në Bruksel është i ndërtuar në atë mënyrë që (a) Dy palët shpallin fitore pas takimeve, edhepse dyjat bëjnë kompromise; dhe (b) Diçka tjetër bëhet e thuhet për konzum të brendshëm, e krejt tjetër çka bisedohet e vendoset atje”, ka shkruar ai, duke treguar edhe detaje tjera.

“Njëfar solucioni kreativ multikompleks ëin-ëin PR. Kur e kam pa dje fjalimin e gjatë viktimues dhe justifikues të KM, e kam kuptu që po konfirmonet që po lëvizë puna. Sot spo folim për dhunë e tensione por për paqe e marrëveshje”, ka shkruar Muharremi.

Lajme të ngjashme