Muharremi: Askush nuk konkuroi për organizimin e Lojërave Mesdhetare në këtë kohë krize ekonomike - NACIONALE

Muharremi: Askush nuk konkuroi për organizimin e Lojërave Mesdhetare në këtë kohë krize ekonomike

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shenoll Muharremi, analist dhe njohës i çështjeve politike, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar deklaratën e kryeminstrit të Kosovës, Albin Kurti, rreth organizimit të Lojërave Mesdhetare.

Sipas Muharremit, Kosova është anëtarësuar në këtë forum nga “halli” për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare.

Tutje, Muharremi ka theksuar se asnjë vend tjetër nuk ka konkuruar për të organizuar Lojërat Mesdhetare.

“Askush nuk konkurroj e aplikoj e deshi ti organizoj këto gara në këtë krizë ekonomike e financiare. E Kosova, pa menduar fare për implikimet financiare mesiguri 300 milion euro e mori këtë 'respekt'. Këtë organizim 'për herë të parë në një vend pa det'. Po i dashur, se nuk janë këto organizime për vendet pa det, a po kupton.” – shkroi ai.

Lajme të ngjashme