MPJD: Përkundër paralajmërimeve Haxholli ka vazhduar të shprehë deklarata pa u koordinuar me ne - NACIONALE

MPJD: Përkundër paralajmërimeve Haxholli ka vazhduar të shprehë deklarata pa u koordinuar me ne

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sekretari i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovë në Beograd, Fatmir Haxholli, ka marrë një vërejtje nga Ministria e Punëve të Jashtme, e cila udhëhiqet nga ministrja Donika Gërvalla.

Mirëpo nga MPJD kanë dhënë deklarime të kundërta, ku kanë hedhur poshtë arsyet e Haxhollit për vërejtjen me shkrim ndaj tij, duke deklaruar se masa disiplinore i është shqiptuar duke mbështetur në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi dhe ka rezultuar pas përsëritjes të së njëjtës shkelje tre herë radhazi brenda tre muajve.

“Përkundër paralajmërimeve, takimeve dhe vetë zotimit nga ana e tij, Haxholli ka vazhduar të shprehë deklarata dhe qëndrime publike, të cilat as nuk kanë qenë të koordinuara me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës dhe as nuk kishin aprovim paraprak”- thuhet në përgjigjen e MPJD-së për Kallxo.com.

Lajme të ngjashme