MPJD me njoftim, udhëzon qytetarët të shmangin lëvizjet e panevojshme në Izrael - NACIONALE

MPJD me njoftim, udhëzon qytetarët të shmangin lëvizjet e panevojshme në Izrael

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministria e Jashtme ka kërkuar nga shtetasit e Kosovës që jetojnë në Izrael, të shmangin lëvizjet e panevojshme.

Njoftimi:

Njoftim për qytetarët e Republikës së Kosovës në Izrael

Duke marrë parasysh përkeqësimin e situatës së sigurisë në Izrael dhe rajon, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, dhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Izrael, këshillon të gjithë qytetarët e Kosovës që ndodhen aktualisht në Izrael, që të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të qëndrojnë në vende të sigurta.

👉 Ju lutemi të ndiqni me përpikëri udhëzimet e Komandës së Mbrojtjes së Brendshme të Izraelit, të cilat mund t’i gjeni në linkun: https://ëëë.oref.org.il/eng

☎️ Për çdo pyetje apo nevojë për ndihmë, ju lutemi mos hezitoni të kontaktoni Ambasadën e Republikës së Kosovës në Izrael në numrin:

+972 (0) 586 340 450.

Lajme të ngjashme