MPJD-ja dhe ASK-ja i bëjnë thirrje diasporës të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë
Minsitria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes një videoje, u ka bërë thirrje të gjithë pjesëtarëve të diasporës kosovare që të regjistrohen në regjistrimin e popullisë.
Ky regjistrim mbetet i hapur edhe disa ditë. Më saktë, 31 gushti është dita e fundit për regjistrimin e diasporës.
“Ju lus që ta shfrytëzoni këtë mundësi sepse kanë mbetur vetëm edhe disa ditë që mund të regjistroheni përmes sistemit online e-diaspora” – thotë shefi i ASK-së, Avni Kastrati në videon e publikuar nga MPJD-ja.