MPJ po tenton t'ia marrë kompetencat KQZ-së për votimin e diasporës, Dushi: Është kundërkushtetutese dhe joligjore
Ish-anëtari i KQZ-së, Florian Dushi, ka reaguar pas raportimit të Nacionales, së Ministria e Punëve të Jashtme ka kërkuar t`i marrë në dorë kompetencat kushtetuese dhe ligjore të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për organizimin e zgjedhjeve në diasporë.
Dushi ka thënë se KQZ-ja duhet të refuzojë këto tendenca të qeverisë pasi sipas tij, ky tentim është kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kryetari i saj, duhet publikisht dhe qartë të refuzojë keto tendenca të qeverisë dhe të garantojë për qytetarët dhe subjektet politike pjesëmarrëse në zgjedhje proces të rregullt e të drejtë zgjedhor, duke pamundësuar kështu që mendësia e partisë shtet në qeveri të cenojë një proces ne kaq peshë e rëndësi për demokracinë në vend.” – ka shkruar ndër të tjera ai.
Lexojeni raportimin e Nacionales për këtë temë duke klikuar KËTU.
Shkrimi i plotë:
KQZ është institucioni i vetëm kushtetues përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve në Republikën e Kosovës.
Ndërkohë, për herë të parë që prej shpalljes së pavarësisë, qeveria po tenton të ndërhyjë në punën e këtij institucioni të pavarur duke provuar që në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi të bëhet pjesë e organizimit të zgjedhjeve!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kryetari i saj, duhet publikisht dhe qartë të refuzojë keto tendenca të qeverisë dhe të garantojë për qytetarët dhe subjektet politike pjesëmarrëse në zgjedhje proces të rregullt e të drejtë zgjedhor, duke pamundësuar kështu që mendësia e partisë shtet në qeveri të cenojë një proces ne kaq peshë e rëndësi për demokracinë në vend.