MPJ e Kosovës thotë se është e gatshme për të ofruar ndihmë pas tërmetit vdekjeprurës në Maroko
Ministria e Punëve të Jashtme ka shprehur ngushëllime pas tërmetit në Marok, derisa ka treguar se Kosova është e gatshme që të japë mbështetje për ndihmë.
Përmes një reagimi në Tëitter, MPJD ka deklaruar se janë thellësisht të pikëlluar nga tërmeti shkatërrues.
“Jemi thellësisht të pikëlluar nga tërmeti shkatërrues që ka goditur Marokun. Ngushëllimet tona të përzemërta shkojnë për familjet e pikëlluara dhe urojmë shërim të shpejtë për të lënduarit. Kosova është e gatshme të japë mbështetjen e saj në përpjekjet për ndihmë.” – thuhet në reagimin e MPJD-së.
We are deeply saddened by the devastating earthquake that has struck Morocco. Our heartfelt condolences go out to the grieving families, and we wish a swift recovery for the injured.
— MFA Kosova 🇽🇰 (@MFAKOSOVO) September 9, 2023
Kosova stands ready to lend its support to relief efforts. @Marocdiplo_EN
Ndërkohë, një tërmet i fuqishëm goditi Marokon mbrëmjen e së premtes.
Tërmeti u raportua të ketë qenë me magnitudë 6.8 shkallë të rihterit, dhe deri më tani janë shënuar mbi 800 viktima.