Motra e prokurorit që urdhëroi vazhdim të numërimit të votave Mitrovicë kandidate e VV-së për asamble - NACIONALE

Motra e prokurorit që urdhëroi vazhdim të numërimit të votave Mitrovicë kandidate e VV-së për asamble

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Sahit Tmava, prokurori që sot lëshoi urdhëresë për vazhdimin e numërimit të votave në Mitrovicë, duket se ka lidhje të forta me kandidatin e VV-së për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci.

Motrat e prokurorit në fjalë, Remzie Tmava-Tupella, ka qenë kandidate për këshilltare komunale e VV-së në zgjedhjet e 12 tetorit.

Në profilin e saj në “Facebook”, Remzie Tmava-Tupeva ka numër të madh të fotografive me Faton Pecin.

Ajo ka shkruar edhe një urim për fitoren e Pecit në Mitrovicë.

Adil Behramaj, ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçit, ka bërë me dije se Faton Peci e ka punësuar edhe Aida Tmava-Shabani, e cila është vajza e prokurorit Sahit Tmavës.

Sipas tij, ky prokuror është vegël e pushtetit të VV-së.

Lajme të ngjashme