Moti të martën: Diell, vranësira dhe mundësi për reshje shiu e rrufe - NACIONALE

Moti të martën: Diell, vranësira dhe mundësi për reshje shiu e rrufe

1 orë më parë

nga NACIONALE

Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se të martën, më 18 gusht, pritet mot me diell dhe vranësira, ndërsa gjatë ditës në disa zona mund të ketë reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Sipas parashikimit, vranësirat gjatë ditës mund të zhvillohen në vende të caktuara dhe të sjellin reshje lokale të shiut, të shoqëruara edhe me rrufe.

Në zonat ku do të ketë zhvillime më të theksuara konvektive, pritet gjithashtu rritje e përkohshme e shpejtësisë së erës.

Lajme të ngjashme