Moti të hënën: Kryesisht i vranët, pritet shi - NACIONALE

Moti të hënën: Kryesisht i vranët, pritet shi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në ditën e parë të javës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, në disa vende edhe me reshje shiu.

Kështu ka njoftuar Institutii Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas njoftimit të IHMK-së, temperaturat do të sillen nga -1 deri në 6 gradë Celsius.

“Moti do të jetë kryesisht i vranët dhe vende -vende me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1°C dhe 1°C, ndërsa maksimalet nga 3°C deri në 6°C . Do të fryjë erë e lehë nga veriu” - thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme