Moti të mërkurën: Priten vranësira e riga shiu
Të mërkurën mbi vendin tonë pritet të mbajë mot i vranët e me riga shiu.
Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, moti pritet të jetë kryesisht i vranët dhe me riga shiu.
Në njoftim thuhet se temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet 3°C dhe 5°C, ndërsa më të lartat pritet të sillen mes 9°C deri në 11°C”.
“Do të fryjë erë nga jugperendim me shpejtësi 1-5m/s” - thuhet më tej.