Moti sot: Vranësira dhe shi
Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, dita e shtunë do të sjellë mot kryesisht të vranët, me reshje të herëpashershme shiu në disa pjesë të vendit.
Në zonat malore, vranësirat mund të shoqërohen edhe me fjolla të lehta bore. Temperaturat minimale pritet të jenë nga 1 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet gjatë ditës do të arrijnë nga 4 deri në 6 gradë Celsius.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga veriperëndimi.