Moti sot në Kosovë: Priten riga shiu e shkarkime rrufesh
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, parashikon që sot mbi vendin tonë të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Sipas IHMK-së, vranësirat gjatë ditës do të sjellin riga shiu të cilat do të jenë të shoqëruara me shkarkime rrufesh.
Temperatura maksimale për sot do të jetë deri në 20 gradë Celsius, ndërsa minimalja e ditës parashihet të jetë 6 gradë Celsius.
“E merkurë. Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës do të sjellin riga shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.” – thuhet në njoftim.
Këto janë temperaturat: