Moti sot në Kosovë: Me diell dhe shumë i nxehtë - NACIONALE

Moti sot në Kosovë: Me diell dhe shumë i nxehtë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe shume i nxehtë.

Sipas Meteo Kosova, keni kujdes nëse qëndroni jashtë për periudha të gjata kohore.

“Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 15 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale prej 34 deri në 37°C.” – thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Për të hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Këshillohet të keni kujdes nëse qëndroni jashtë për periudha të gjata kohore.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 10-36 km/h.

Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 15 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale prej 34 deri në 37°C.

Lajme të ngjashme