Moti sot i vranët, priten reshje shiu
Të enjten mbi vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës thotë se gjatë ditës priten edhe reshje shiu.
Temperaturat pritet të lëvizin nga -3 deri në 5 gradë Celsius.
“Moti parashikohet kryesisht i vranët, me mundësi për riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3°C deri në -1°C, ndërsa ato maksimale nga -2°C deri në 5°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3 m/s” - thuhet në njoftim.