Moti sot: Ditën kryesisht me diell
Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell.
Sipas Prishtina wather, sot do të ketë mot me intervale me diell.
“19.02 - Ultësirave mundësi për mjegull/vransira të ulëta orëve të mëngjesit. Ditën kryesisht me diell.”
“Më shumë vransira pritet të kemi gjatë javës në vijim. Nuk do të mungojnë edhe intervale me diell, që do të jenë më të gjata të hënën dhe të enjten. Ditën e martë dhe mërkurë priten edhe riga lokale shiu, apo reshje të dobëta bore viseve më malore. Ditëve të para orëve të mëngjesit do të ketë edhe ngrica, e në ultësira kushte për mjegull.”
“Temperaturat minimale zbresin deri në -2C, ndërsa ato maksimale fillimisht në rënie deri në 8C, e nga dita e enjtë sërish në rritje deri në 13C e 14C.” – bën të ditur Prishtina Wather.