Moti për vikend: Temperaturat pritet të shkojnë deri në 30 gradë - NACIONALE

Moti për vikend: Temperaturat pritet të shkojnë deri në 30 gradë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar motin për këtë vikend.

Në njoftimin për media të këtij instituti është thënë se sot do të ketë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

Temperaturat maksimale gjatë ditës do të shkojë deri në 30 gradë, ndërsa ato minimale do të jenë 15-18 gradë.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15- 18gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26 deri 30gradë Celsius”, është thënë në njoftim

Mot i ngjashëm pritet të mbretërojë edhe nesër.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius”, është thënë në njoftim.

Lajme të ngjashme