Moti për të mërkurën: Vranësira dhe rritje e temperaturave - NACIONALE

Moti për të mërkurën: Vranësira dhe rritje e temperaturave

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dita e mërkurë do të karakterizohet kryesisht nga vranësirat, por me temperatura më të larta krahasuar me fillimin e javës.

Sipas parashikimit, mëngjesi pritet të nisë me mjegull, por më e theksuar në zonat mesatare dhe përgjatë relievit malor të vendit.

Për sa i përket temperaturave, ato shënojnë rritje të ndjeshme në vlerat maksimale. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë deri në 7–11 gradë Celsius.

E mërkurë

Mot kryesisht i vranët.

Në mëngjes parashihet mjegull, kryesisht në zonat mesatare dhe përgjatë relievit malor.

Temperaturat minimale: -1 deri 2°C

Temperaturat maksimale: 7–11°C

Era: kryesisht nga verilindja, 1–5 m/s

Lajme të ngjashme