Moti për sot: Vranët e me shi - NACIONALE

Moti për sot: Vranët e me shi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot kryesisht i vranët herë pas here me riga lokale shiu njofton Prishtina Weather.

Sipas parashikimeve, në mbrëmje do të ketë reshje më të vazhdueshme shiu.

Parashikimi nga Prishtina Wather:

Fundjava me mot më të butë dhe reshje shiu. Java vijuese fillon me rënie të temperaturave dhe reshje bore.

9.12.2022 - Mot më i butë po parashihet për ditët e fundjavës, me temperatura ndjeshëm mbi vlera mesatare. Priten edhe të reshura shiu, që ka gjasa të jenë më të vazhdueshme mbrëmjen e së shtunës duke kaluar në natën e së dieles. Gjatë ditës së diel pasdite mund të ketë edhe rrebeshe shiu, aty këtu me bubullimë.

Ditën e hënë ndryshim i situatës. Temperaturat pësojnë një rënie të ndjeshme, derisa reshjet e shiut deri në mbrëmje shndërrohen edhe në borë. Reshjet e borës mund të formojnë shtresë dëbore edhe përgjatë pjesëve të ulëta nga rrafshi i Kosovës. Ditën e martë me kthjellime, e të mërkurën reshje bore në mëngjes duke u përzier edhe me reshje shiu deri në mesditë.

Cilësia e ajrit mund të ketë përmirësim në fundjavë, ku kalon në indeks me vlera të pranueshme dhe të mira, e vetëm në periudha qetësie vlerat e çastit rriten në të dobëta.

10.12 - Kryesisht me vransira, kohëpaskohe me riga lokale shiu. Në mbrëmje reshje më të vazhdueshme shiu.

11.12 - Kryesisht me vransira. Pasdite priten edhe rrebeshe shiu, aty këtu të shoqëruara me ndonjë bubullimë.

12.12 - Më ftohtë, kryesisht vranët dhe me reshje shiu, që me rënie të temperaturës deri në mbrëmje shndërrohen edhe në reshje bore.

13.12 - Ngrica në mëngjes. Ditën më shumë diell.

14.12 - Reshje bore priten herët në mëngjes duke u përzier me shi. Ditën kryesisht me vransira.

Lajme të ngjashme