Moti për sot: Temperaturat deri në 31 gradë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell.
IHMK-ja njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius.
Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi 1 deri 7 m/s.
Për shkak të këtyre temperaturave të larta edhe indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj apelohet respektimi i këshillave të IKSHP-së, ndërsa IHMK-ja bënë thirrje qytetareve që mos të ndezin zjarre sepse pos dëmeve në fushën e bujqësisë dhe pasojave tjera, zjarret janë edhe burime të rrezikut të pronave tona, shëndetit dhe njerëzve në veçanti.