Moti për sot në Kosovë: Kryesisht i kthjellët dhe me vapë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që sot mbi vendin tonë të mbajë mot i kthjellët.
Sipas IHMK-së, sot do të jetë mot me vapë.
Më tej, është bërë treguar se “Indeksi UV do të jetë shum i lartë ,prandaj kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit, sidomos nga ora 10-17.”
Njoftimi i plotë:
Pas këtyre ditëve me reshje rekorde vendi ynë do të ndikohet nga masat e nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore. Këto masa të nxehta të ajrit do të intensifikohen javën e ardhshme duke krijuar kushte që merkuri në termometër të shënoj vlera 34-37 gradë Celsius në gjysmen e dytë të javës së ardhshme. Neser moti parashihet të jetë kryesisht i qetë me vranesira të pakëta rreth relievit malor, ndersa të dielen mot kryesiht i kthjellet dhe me vapë. Prezenca e lartë e lageshtise se ajrit dhe presioni i lartë do të krijoj ndjesi që temperaturat të shkojnë mbi këto vlera të lartëshënuara.
Indeksi UV do të jetë shum i lartë ,prandaj kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit, sidomos nga ora 10-17.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga perëndimi dhe verilindja.