Moti për sot, i vranët me reshje shiu dhe bore
Gjatë ditës së sotme parashikohet të mbajë mot i vranët dhe kohëpaskohe me reshje shiu dhe bora.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 dhe -1 gradë Celsius.
Sipas IHMK-së, temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius.
“Të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohëpaskohe me reshje shiu dhe bore. Temperaturat minimale do të të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s.” – thuhet në njoftimin e Institutit.