Moti për sot - NACIONALE

Moti për sot

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Kushte relativisht stabile po parashihen në vend ditëve të ardhshme. Ditën e enjtë vranësirat fillojnë të shpërndahen, e do të ketë më shumë intervale me diell në pjesë të vendit. Temperaturat maksimale shënojnë një rritje deri në 15C e 18C, derisa ato minimale në mëngjes zbresin në 5C e 8C. Frynë erë veriperëndimore e lehtë dhe mesatare 5-9m/s.

Mundësi për riga lokale shfaqen me kalimin e vranësirave mëngjesin e hershëm të ditës së premtë, kryesisht në lindje të vendit. Ditën më pas nuk mungojnë intervale me diell, e temperaturat shënojnë një rritje deri në 18C, lokalisht prej 20C. Më shumë vransira kalojnë ditën e shtunë, pa përjashtuar mundësi për ndonjë rigë lokale shiu të zhvillohet orëve të hershme të mëngjesit.

Lajme të ngjashme