Moti për sot
Mot i nxehtë, me kthjellime e diell parashihet ditën e mërkurë në vend.
Temperaturat minimale zbresin në 13C e 16C, ndërsa maksimalet gjatë ditës shkojnë deri në 32C e 35C.
Frynë erë verilindore e lehtë dhe mesatare 4-10m/s.Mot më i nxehtë dhe kryesisht me diell parashihet ditëve të ardhshme, në pjesën e dytë të javës.
Në fundjavë kalojnë vransira, që të shtunën mund të formojnë kushte për ndonjë rrebesh shiu, me gjasë përreth zonave malore.