Moti për sot - NACIONALE

Moti për sot

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Me vransira dhe intervale me diell parashihet moti edhe për ditën e mërkurë, me mundësi për riga lokale shiu. Temperaturat mbesin të larta ndërmjet 5C e 12C.

Me vransira karakterizohet moti edhe ditëve të ardhshme, e në fundjavë më shumë gjasa për shi dhe rritje temperaturave deri në 13C e 14C.

Mundësi për reshje bore priten në fillim të javës së ardhshme.

Nëntori i këtij viti, rekord sa i përket temperaturës maksimale.

Deri në 26.8C u regjistrua temperatura më e lartë në aeroportin e Prishtinës më 2 nëntor, që është edhe temperatura më e lartë për muajin nëntor prej se datojnë matje nga viti 1949. Gjithashtu u regjistruan dy ditë verore, me temperatura mbi 25C, më 1 dhe 2 nëntor.

Lajme të ngjashme