Moti për nesër dhe pasnesër - NACIONALE

Moti për nesër dhe pasnesër

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Nesër dhe pasnesër do të ketë mot të qëndrueshëm dhe stabil.

Kështu ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës përmes një shkrimi në facebook.

“Të mërkurën dhe të enjten, vendi ynë do të ndikohet nga masat e qëndrueshme të ajrit, të cilat do të kushtëzojnë mot të qëndrueshëm dhe stabil. Në relievin malor do të ketë kushte për vranësira të stadit të ulët dhe të mesëm të Troposferës. Sa i përket fushave termike, ato do të shënojnë rritjes, sidomos në vlerat e maksimaleve, duke bërë kështu që merkuri në termometër në hije të arrijë vlera 30-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit e lehtë deri mesatare. Nga orët e vona të natës së premte dhe gjatë vikendit, parashihen reshje të intensitetit të dobët deri mesatar”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme