Moti për javën e parë të prillit, paralajmërohen reshje bore - NACIONALE

Moti për javën e parë të prillit, paralajmërohen reshje bore

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Java e parë e muajit prill pritet të ketë mot të paqëndrueshëm me erë dhe rrebeshe shiu me bubullima.

Sipas Prishtina Weather motit pritet të jetë dimëror i ftohtë e me reshje bore.

Në mëngjesin e ditës së shtune do të ketë rrebeshe shiu, ndërsa pasditen e së dielës pritet zhvillime të rrebesheve të shiut.

Ndërsa të hënën dhe të martën do të mbizotëroj mot i ftohtë me reshje të dendura bore.

Postimi i plotë:

Në fundjavë mot i paqëndrueshëm, erë dhe rrebeshe shiu me bubullima. Javën e ardhshme mot dimëror, ftohtë e me reshje dëbore.

31.03.2023 - Mot jostabil po përfshinë vendin në fundjavë, ku priten zhvillime të rrebesheve me shi e bubullima që nga orët e mëngjesit të ditës së shtunë. Rrebeshe shiu e bubullima mund të ketë edhe ditën e diel.

Nga dita e hënë vazhdon përkeqësimi i motit, këtë herë me rënie të temperaturës, që sjellin kushte të një moti tipik dimëror, i cili mungoj këtë vit. Reshje të dendura shiu përfshin vendin, që vende-vende do jenë mjaft intensive, duke çuar edhe në vërshime lokale. Vonë të hënën mbrëma reshje e shiut shndërrohen në borë, e që formojnë edhe shtresë dëbore. Kohëpaskohe reshjet e borës vazhdojnë edhe ditën e martë dhe mërkurë.

Indeksi i cilësisë së ajrit në fundjavë do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira, e vetëm orëve të mbrëmjes mund të ketë rritje të koncentrimeve të ndotësve ajror, që çojnë indeksin shkurtimisht në vlera të dobëta mbrëmjen e së dieles.

1.04 - Rrebeshe shiu orëve të mëngjesit. Ditën intervale me diell dhe erë e fuqishme jugperëndimore. Vonë pasdite sërish priten rrebeshe shiu me bubullima.

2.04 - Intervale me diell dhe vranisra. Pasdite priten zhvillime të rrebesheve të shiut me ndonjë bubullimë.

3.04 - Kryesisht vranët. Pasdite të reshura shiu përfshinë vendin, që deri në mbrëmje shndërrohen në borë. Reshjet vende-vende do të jenë më intensive, lokalisht me mundësi edhe për vërshime.

4.04 - Ftohtë e kryesisht vranët. Herët në mëngjes reshje të dendura bore, e ditën vende-vende vazhdojnë herë pas here.

5.04 - Mbetet ftohtë, kryesisht me vransira, me mundësi për rrebeshe të dobëta bore kohëpaskohe.

Temperaturat mbesin të larta edhe në fundjavë në 15C e 16C, maksimalet, e deri të martën zbresin në 2C e 3C. Minimalet parashihet të zbresin në -1C e -3C ditën e martë dhe mërkurë.

Erëra të fuqishme do të fryjnë këtyre ditëve. Të shtunën nga jugperëndimi e të hënën nga veriu me hove edhe deri në 20m/s, që mund të shkaktojnë edhe dëme materiale.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies nën vlera normale ditëve të fundjavës.

Lajme të ngjashme