Moti për fundjavë: I vranët dhe me mjegull
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së shtune do te mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.
Sipas IHMK-së, në mëngjes nëpër ultësira parashihet të ketë mjegull.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius,ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-2m/s.” – thuhet në njoftim.
Ndërsa, gjatë ditës së diele parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
“Në mëngjes parashihet të krijohet mjegull e radiacionit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri-1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.” – thuhet në njoftim.