Moti në Prishtinë: Drejtoria e Arsimit anulon mësimin për sot - NACIONALE

Moti në Prishtinë: Drejtoria e Arsimit anulon mësimin për sot

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ka anuluar mësimin për sot.

Kjo si rezultat i motit dhe shiut të madh.

Postimi nga drejtori i Arsimit, Samir Shahini:

Të nderuar qytetarë, drejtues të institucioneve edukativo-arsimore dhe të nderuar prindër,

Ju njoftojmë se për shkak të kushteve të përkeqësuara atmosferike, reshjeve të mëdha të shiut dhe vështirësive në komunikacion, në koordinim me Drejtorinë e Sigurisë dhe Emergjencave, Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe drejtorët përkatës të shkollave, procesi mësimor për ditën e sotme anulohet.

Ky vendim është marrë edhe në koordinim me Kryetarin e Kryeqytetit, dhe është masë preventive e sigurisë për fëmijët tanë.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.

Lajme të ngjashme