Ku është dimri? Ky është moti për pesë ditët e ardhshme - NACIONALE

Ku është dimri? Ky është moti për pesë ditët e ardhshme

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nga Shqipëria kanë ardhur pamje se si turistët vendas e të huaj, janë dukë bëre plazh në javën e fundit të tetorit.

Por, edhe në Kosovë në javën e fundit të tetorit dhe gjatë javës se parë të nëntorit do të mbizotërojë mot i ngrohtë.

Këtë e ka bërë të ditur PrishtinaWeather, ku temperatura maksimale gjatë javës se parë të nëntorit do të jetë 23 gradë ndërsa ajo minimale mes 4 dhe 8 gradë.

‘’ Temperaturat mbeten të larta për këtë periudhë kohore. Minimalet luhaten ndërmjet 4C deri 8C, e ato maksimale ndërmjet fillimisht kapin vlera edhe deri në 23C, me rënie graduale deri në 19C ditën e premte.Do të dominojnë më shumë qetësitë, por se frynë erëra kryesisht nga jugu e jugperëndimi, të lehta 1-4m/s, e ditën e hënë verilindore 3-7m/s.Shtypja atmosferike mbetet e lartë, e në fundjavë pritet të zbres përreth vlerave normale’’.

Lajme të ngjashme