Moti ditëve në vijim: Paralajmërohet shi dhe shkarkesa rrufesh - NACIONALE

Moti ditëve në vijim: Paralajmërohet shi dhe shkarkesa rrufesh

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar ndryshime të ndjeshme të motit duke filluar nga sonte, me reshje shiu dhe vetëtima deri të premten.

E enjtja do të nisë me diell, por vranësitë do të shtohen gjatë gjithë ditës duke sjellë reshje shiu dhe vetëtima. Në disa zona mund të ketë edhe breshër. Temperaturat pritet të lëvizin nga 15 deri në 18 gradë Celsius në nivelin më të ulët dhe maksimale prej 30 deri në 34 gradë Celsius.

Të premten do të ketë një përzierje me diell dhe vranësira të pjesshme. Megjithatë, vranësirat pritet të trashen me kalimin e ditës, duke krijuar mundësi të tjera për reshje shiu dhe vetëtima.

Lajme të ngjashme