Mot me vranësira e shi sot në Kosovë
Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell.
Sipas Meteo Kosova, pritet kohë pas kohe të ketë edhe rrebeshe shiu dhe shkarkime rrufesh, ndërsa mund të ketë edhe breshër.
“Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet kohë pas kohe të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh. Disa nga stuhitë mund të prodhojnë edhe breshër.”
“Reshjet do të jenë të pranishme në lokalitete që nga orët e para të 24-orëshit, dhe kështu do të vazhdojnë kohë pas kohe edhe gjatë ditës dhe mbrëmjes.”
“Era do fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të veçanta pritet të jetë mjaft e fuqishme, kryesisht në zonat ku ka zhvillime të stuhisë, me shpejtësi prej 15-50 km/h!” – thuhet në njoftim.
Këto janë temperaturat:
“Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej 12 deri në 14°C, ndërsa ato maksimale prej 14 deri në 18°C.”