Mot me vranësira dhe intervale me diell sot në Kosovë
Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira dhe me intervale me diell.
Sipas Meteo Kosova, ka mundësi të ketë edhe reshje shiu, ndërsa në zonat malore edhe borë.
“Për të hënën parashikohet mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar në zona të caktuara. Në zonat e larta malore reshje lokale bore gjatë orëve të para të 24-orëshit.”
“Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 10-28 km/h. Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 6 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 19°C.” – thuhet në njoftim.