Mot me diell sot në Kosovë, temperatura deri në 30 gradë Celsius
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell.
Sipas IHMK-së, temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 30 gradë Celsius.
“E hënë – Mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi, e lehtë deri mesatare.” – thuhet në njoftim.